NJOFTIM PËR VEND PUNE

Në vijim të shpalljes së procedurës “Lëvizje Paralele”, Gjykata e Lartë shpall edhe procedurën e “Ngritjes në Detyrë”.

Vetëm në rast se në fund të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se ky pozicion është vakant dhe nuk është paraqitur asnjë kandidat, pozicioni është i vlefshëm nëpërmjet procedurës së “Ngritjes në Detyrë”.

NGRITJA NË DETYRË

Shpallje për ngritje në detyrë për plotësimin e vëndit të lirë të punës, në Gjykatën e Lartë, në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Informatikës”.

Në zbatim të nenit 22, 23 dhe 26, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, të Kreut V “LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NE DETYRE”, të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë, 12.03.2014, “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall :

a) Procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit të Informatikës”.

b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

1. Zbaton aktet normative në fuqi lidhur me teknologjinë e Informacionit.

2. Mirëmban sistemin ekzistues të kompjuterave në drejtim hardware dhe software.

3. Bashkëpunon dhe mban lidhje me sektorët dhe eprorët përkatës për problemet e Teknologjisë së Informacionit.

4. Monitoron, administron dhe mirëmban infrastrukturën kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë me anë të operacioneve periodike për të garantuar fuksionimin e tyre normal, përfshirë këtu testimin e pajisjeve, monitorimin, përditësimin dhe kryerjen e kopjeve rezervë e raporteve, etj,.

5. Ofron mbështetje të nivelit të parë të menjëhershëm në raste kërkesash për problemet kopjuterike për Gjykatën e Lartë.

6. Mirëmban dhe mbështet infrastrukturën informatike të Gjykatës së Lartë, rrjetin e brendshëm kompjuterik (LAN/WAN) dhe siguron komunikimin e të dhënave.

7. Instalon, mirëmban dhe mbështet aplikacione të ndryshme software në Gjykatën e Lartë.

8. Përditëson faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë me informacionet e fundit në bashkëpunim me sektorët e tjerë.

9. Harton dhe zbaton politikën e sigurisë informative të Gjykatës së Lartë, duke instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur sisteme kundër programeve dashakeqëse, ndërhyrëse (mure mbrojtës, antiviruese, etj).

10. Ofron udhëzime dhe trajnime për stafin e Gjykatës së Lartë, sipas nevojës, për përdorimin e programeve që përdoren në Gjykatën e Lartë.

11. Mbikqyr zbatimin dhe përformancën e të gjitha nismave që Gjykata e lartë ndërmerr në lidhje me teknologjinë.

12. Kryen detyra të tjera, sipas urdhrave apo porosive të Kryetarit dhe Kancelarit.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar.

2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni).

3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

4. Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil.

5. Të përbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

ç) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë :

  1. Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë “Master shkencor” në shkencat e inxhenjerisë elektronike ose informatike.
  2. Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet në institucione qëndrore të panvarura, ose në institucionet e tjera që bëjnë pjesë në shërbimin civil.
  3. Çertifikatë apo dëshmi për kualifikime në shkollime, kurse sipas profilit dhe sektorit ku punon.
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja të BE (anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht), përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë.
  5. Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit, të programeve aplikative dhe aftësi shumë të mira për të përpunuar të dhëna teknike.
  6. Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, angazhim profesional, efiçencë në punë dhe mendim krijues.
  7. Të jetë i aftë për të punuar në grup, aftësi gjykimi dhe hartimi të dokumentave të ndryshme që lidhen me aktivitetin e sektorit.
  8. Të jatë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara,
  9. Të ketë aftësi për të punuar me ngarkesë maksimale dhe afate të shkurtra.

d) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të Gjykatës së Lartë, dokumentet e dosjes së tij personale:

- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

- Një kopje të jetëshkrimit.

- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

- Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.

- Fotokopje e listës së notave, nëse ka listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

- Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

- Aktin e emërimit si nëpunës civil.

- Vertetimi i gjëndjes gjyqësore.

- Vertetim i gjëndjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor nga komisioni i qëndrës ku banon).

- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

dh) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 18.01.2015

e) Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizjes për ngritjen në detyrë dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 21.01.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

ë) Testimi dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë, në datën 02.02.2015, ora 10.00

f) Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi:

· Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

· Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

· Ligjin nr.9131, date 08.09.2003, “Për rregullat e etikes në administratën publike;

· Kodin e Procedurave Administrative;

· Ligjin nr.8503, date 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”;

· Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin nr. 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

· Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë;

g) Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Ngritjes në Detyrë, pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (eksperiencë, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe vlerësimet e fundit positive).

b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t'u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Informatikës”.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

gj) Lista e fituesve me mbi 70 pikë do të shpallet në datën 03.02.2015

h) Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe në këndin e njoftimeve për publikun në datën 03.02.2015

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte