Në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandateve të disa gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, informojmë publikun si më poshtë se:

04.07.2017

Në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandateve të disa gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, informojmë publikun si më poshtë se:

Sipas nenit 139/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 64/6 të Ligjit Nr. 96/2016 “ Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, “ mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë jo më vonë se dy javë nga fundi i muajit përkatës”.

Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Referuar momentit të emërimit, gjyqtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Andi Çeliku, u përfundon mandati në datën 28 korrik 2017.

Për këtë qëllim, në datën 29.06.2017, Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, në zbatim të neneve të mësipërme, pasi konstatoi se gjyqtarët e sipër përmendur janë në kushtetn e mbarimit të mandatit, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9 vjeçar në këtë detyrë, për secilin prej tyre.

Në bazë të nenit 139/5 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit”.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte