REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 08.05.2018

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kuadër të organizimeve që zhvillohen çdo vit me rastin e 10 Majit, Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe anëtarë të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Në takimin e mbajtur në ambientet e reja të kësaj gjykate, Z. Zaganjori, duke iu referuar Ditës Kombëtare të Drejtësisë, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e çmuar të patriotëve shqiptarë, të cilët i kushtuan rëndësi sistemit gjyqësor duke miratuar aktin e parë Kanunin e Zhurisë, i cili reflektonte parimet e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor, me standardet më të mira ndërkombëtare të kohës. Më pas duke theksuar rëndësinë që ka Dita Kombëtare e Drejtësisë, ai u shpreh se kjo është një ditë që të krijon mundësinë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve. Z. Zaganjori, duke iu referuar momenteve që po kalon gjyqësori në kuadër të reformës në drejtësi, u shpreh se ky proces ka dhe duhet të ketë si objekt kryesor përsosjen e mëtejshme të veprimtarisë së gjyqësorit, duke e shndërruar atë në një sistem modern, eficent, transparent, të besueshëm dhe të përgjergjshëm. Ai theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm i organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor, në funksion të rritjes së pavarësisë dhe të eficencës së tij, në administrimin e drejtësisë sipas standardeve të evropiane, përfshin edhe modernizimin infrastrukturor të gjykatave.

Në këtë kuadër Z. Zaganjori vlerësoi se: “Ndërtimi i gjykatave të reja sipas standardeve bashkëkohore, është një proces të cilit i është kushtuar një vëmendje dhe rëndësi e veçantë nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Krijimi i kushteve të nevojshme infrastrukturore përbën premisa bazë për mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. Realizimi i aktivitetit të gjykatës në godina me infrastrukturë bashkëkohore, ka impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e proceseve gjyqësore me solemnitet dhe transparencë të plotë, si dhe përmbushjen e të gjitha shërbimeve gjyqësore që i sigurohen publikut në gjykatë”.

Të dhëna mbi ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

1. Vlera e plotë e investimit -161 million lekë.

2. Sipërfaqja e punës në godinën e re është3336 m2.(nga 1290 që ishte më parë)

3. Krijimi i njënumri të konsiderueshëm të zyravenë përputhje me nevojat për ambjente pune për gjyqtarët dhe personelin administrativ.

4. Numri i sallave është shtuar me 8 të tilla, nga 2 që kishte gjykata në godinën e vjetër, pra aktualisht gjykata ka 10 salla. Sallat janë të pajisura edhe me ambjentet e tjera të nevojshme shoqëruese si dhomat e këshillimit, dhoma e izolimit të të pandehurve, regjistrimin audio, etj.

5. Krijimi injë ambjenti të veçantë për publikun; një ndër elementët kryesorë që garantojnë ofrimin e një shërbimi të shpejtë, transparent e cilësor për publikun. Ky ambjent mungontë ne godinën e vjetër.

6. Godina e re ofronnjë skemë të përshtatshme funksionalenë përputhje me parametrat e punës dhe është një suport për sigurinë në gjykatë.

7. Godina ka kushte të përshtatshme edhe për aksesin në gjykatë të personave me aftësi të kufizuara, sipas standardeve të kërkuara nga BE.

Item 1
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte