SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

(SPECIALIST/E)

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.

* Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proce-durën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

I. LËVIZJE PARALELE

Shpallje për lëvizje paralele për plotësimin e vendit të lirë të punës në Gjykatën e Lartë, në pozicionin:

“Specialist në Sektorin e Informatikës”

Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu V-të, të nenit 25 “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu VI, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall:

1. Procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Informatikës

2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Vendi i punës në pozicionin “Specialist/e në Sektorin e Informatikës” bën pjesë në grupin e administrimit të posaçëm. Ai/ajo përgjigjet para Përgjegjësit të Sektorit të Informatikës dhe jep hollësi për plane pune dhe plane veprimi e nisma për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata lidhur me monitorimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë, për sa më poshtë:

- Mirëmbajtja e sistemeve softëare të instaluar në përdoruesit e ndryshëm, si dhe ndihmesa teknike ndaj të gjithë punonjësve të gjykatës që përdorin kompjuterat kur kanë probleme në këto sisteme.

- Monitoron, administron dhe mirëmban infrastrukturën kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë me anë të operacioneve periodike për të garantuar funksionimin e tyre normal, përfshirë këtu (por duke mos u kufizuar me to) testimin e pajisjeve, monitorimin, përditësimin dhe kryerjen e kopjeve rezervë dhe raporteve, etj,.

- Harton dhe zbaton politikën e sigurisë informative të Gjykatës së Lartë duke instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur sisteme kundër programeve dashakeqëse, ndërhyrëse (mure mbrojtës, antiviruse, etj,).

- Bashkëpunon dhe mban lidhje me sektorët dhe eprorët përkatës për problemet e Teknologjisë së Informacionit, duke zbatuar urdhrat e përgjegjësit të sektorit.

- Ofron mbështetje të nivelit të parë të menjëhershëm në raste kërkesash për problemet kompjuterike për Gjykatën e Lartë.

- Mirëmbajtje e sistemit audio dhe vidio në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, si dhe Backup i të gjitha të dhënave përkatëse për seancat që zhvillohen.

- Të bëjë konfigurimin e numrave të rinj në çentralin telefonik dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e këtij çentrali.

- Bën instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e printareve dhe fotokopjeve të instaluara në institucion.

3. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojë një diplomë “Bachelor” dhe master profesional në studimet e larta universitare në degën inxhinieri elektronike ose informatike, prioritet përbën edhe një diplomë e dytë universitare në shkencat juridike.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 1 vit, në institucione e administratës qendrore, të pavarura, ose në institucione të tjera që bëjnë pjesë në shërbimin civil.
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja të BE(anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht) të mbrojtur me provim në institucione të arsimit të lartë, të liçensuar ose TOEFL-in, brenda afatit të vlefshmërisë së certifikatës së lëshuar.
  • Te zotërojë me dëshmi, metodat e reja të informacionit dhe të kualifikimeve të tjera teknike dhe profesionale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit, të programeve aplikative dhe aftësi shumë të mira për të përpunuar të dhëna teknike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, për të punuar në grup, aftësi gjykimi dhe hartimit të dokumentave të ndryshme që lidhen me aktivitetin e sektorit.

4. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, kategoria IV, klasa IV/1, specialist i nivelit A (ish kategoria III-b).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

5. Kandidati duhet të dorëzojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e protokollit të Gjykatës së Lartë, dokumentat e dosjes së tij personale:

a) Letër motivimi per aplikim ne vendin vakant.

b) Një kopje të jetëshkrimit.

c) Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

d) Fotokopje e diplomës, nëse kandidati disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë atë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

e) Fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në shtetin shqiptar, atëhere kandidati duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

f) Fotokopje e librezës së punës.

g) Dëshmi e njohjes së një gjuhe të huaj.

h) Fotokopje të paktën e një vlerësimi vjetor.

i) Aktin e emërimit si nëpunës civil.

j) Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që kandidati nuk ka masë disiplinore në fuqi.

k) Vërtetimi i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti).

l) Fotokopje e letërnjoftimit (karta e identitetit).

m) Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor nga komisioni i qendrës ku banon)

n) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6. Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 13.03.2015

  1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin me datën 17.03.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun të Gjykatës së Lartë.

Në të njëjtën datë do të njoftohen kandidatët, që nuk plotësojnë kërkesat e lëvizjes para-lele të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë në të cilën regjistrohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk publikohet, por administrohet nga Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, e cila njofton në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Sektorit Personelit dhe Shërbimeve, brenda 3 (tre) ditëve pune nga data e shpalljes së listës. Ankuesi merr përgjigje brenda 3 (tre) ditëve pune nga data e depozitimit të ankesës.

8. Konkurrimi – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë, në datën 27.03.2015 , ora 10.00

  1. Fusha e njohurive mbi të cilën bazohet konkurrimi:

· Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

· Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

· Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

· Kodin e Procedurave Administrative;

· Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë;

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

· 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar e ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 5 pikë për vlerësimet pozitive.

· 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Sektorit të Informatikës.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të Kreut IV, Të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

11. Lista fituese me mbi 70 pikë (mbi 70%) do të shpallet me datën 30.03.2015.

12. Njoftimi do të bëhet: Në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e njoftimit për publikun të Gjykatës së Lartë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka fitues nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut IV- “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

II. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu IV-të, të nenit 22 “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall:

1. Procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Informatikës.

2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Vendi i punës në pozicionin “Specialist/e në Sektorin e Informatikës” bën pjesë në grupin e administrimit të posaçëm. Ai/ajo përgjigjet para Përgjegjësit të Sektorit të Informatikës dhe jep hollësi për plane pune dhe plane veprimi e nisma për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata lidhur me monitorimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë, për sa më poshtë:

- Mirëmbajtja e sistemeve softëare të instaluar në përdoruesit e ndryshëm, si dhe ndihmesa teknike ndaj të gjithë punonjësve të gjykatës që përdorin kompjuterat kur kanë probleme në këto sisteme.

- Monitoron, administron dhe mirëmban infrastrukturën kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë me anë të operacioneve periodike për të garantuar funksionimin e tyre normal, përfshirë këtu (por duke mos u kufizuar me to) testimin e pajisjeve, monitorimin, përditësimin dhe kryerjen e kopjeve rezervë dhe raporteve, etj,.

- Harton dhe zbaton politikën e sigurisë informative të Gjykatës së Lartë duke instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur sisteme kundër programeve dashakeqëse, ndërhyrëse (mure mbrojtës, antiviruse, etj,).

- Bashkëpunon dhe mban lidhje me sektorët dhe eprorët përkatës për problemet e Teknologjisë së Informacionit, duke zbatuar urdhrat e përgjegjësit të sektorit.

- Ofron mbështetje të nivelit të parë të menjëhershëm në raste kërkesash për problemet kompjuterike për Gjykatën e Lartë.

- Mirëmbajtje e sistemit audio dhe vidio në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, si dhe Backup i të gjitha të dhënave përkatëse për seancat që zhvillohen.

- Të bëjë konfigurimin e numrave të rinj në çentralin telefonik dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e këtij çentrali.

- Bën instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e printareve dhe fotokopjeve të instaluara në institucion.

3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

· Të zotërojë një diplomë “Bachelor” dhe master profesional në studimet e larta universitare në degën inxhinieri elektronike ose informatike, prioritet përbën edhe një diplomë e dytë universitare në shkencat juridike.

· Të ketë përvojë pune të paktën 1 (një) vit.

· Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja të BE(anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht) të mbrojtur me provim në institucione të arsimit të lartë, të liçensuar ose TOEFL-in, brenda afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së lëshuar.

· Te zotërojë me dëshmi, metodat e reja të informacionit dhe të kualifikimeve të tjera teknike dhe profesionale.

· Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit, të programeve aplikative dhe aftësi shumë të mira për të përpunuar të dhëna teknike.

· Të ketë aftësi të mira komunikimi, për të punuar në grup, aftësi gjykimi dhe hartimi i dokumentave të ndryshme që lidhen me aktivitetin e sektorit.

4. Kërkesat e përgjithshme;

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, dokumentet e dosjes së tij personale:

a) Letër motivimi për aplikim ne vendin vakant.

b) Një kopje të jetëshkrimit.

c) Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

d) Fotokopje e diplomës, nëse kandidati disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë atë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

e) Fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në shtetin shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

f) Fotokopje e librezës së punës.

g) Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj.

h) Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, nuk ka masë disiplinore në fuqi.

i) Vërtetimi i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti).

j) Fotokopje e letërnjoftimit (karta e identitetit).

k) Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor nga komisioni i qendrës ku banon)

l) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6. Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 13.03.2015

7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen me konkurrim do të dalin në datën 18.03.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e informimit për publikun të Gjykatës së Lartë.

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës. Ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankesës.

8. Konkurrimi – Testimi me shkrim dhe intervista me gojë do të zhvillohen në ambientet e Gjykatës së Lartë, për të cilën do t’ju njoftojmë në shpalljen e kandidatëve fitues për fazën e dytë e konkurrimit.

9. Fusha e njohurive kryesore mbi të cilën bazohet konkurrimi:

· Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

· Ligjin Nr. 8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”;

· Ligjin Nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërosë”, i ndryshuar;

· Kodin e Procedurave Administrative;

· Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë;

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Përhershëm i Pranimit”(KPP), i ngritur pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.


Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

· 15 pikë, për vlerësimin e jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të eksperiencës të trajnimeve të lidhura me fushën ku do të konkurrojë;

· 15 pikë, për intervistën e strukturuar me gojë;

· 70 pikë, për vlerësimin me shkrim;


Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 40 pikë e lart, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë.

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin , i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Sektorit të Informatikës.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet një ditë pas përfundimit të testimit për konkurrim.

12. Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe në këndin e njoftimeve publike të institucionit.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 4 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

GJYKATA E LARTË

Tiranë me 11.03.2015

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte