NJOFTIM - PEZULLIMI I VEPRIMTARISE DHE SHERBIMEVE GJYQESORE

10.03.2020

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

NJOFTIM

Bazuar në Vendimin nr. 127, datë 10.03.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “PËR PEZULLIMIN E VEPRIMTARISË DHE SHËRBIMEVE GJYQËSORE NË TË GJITHA GJYKATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, Gjykata e Lartë njofton të gjithë personat e interesuar, palët në proces, avokatët si dhe publikun, se ka vendosur:

1. Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-2019, për një periudhë 2 (dy) javore.

2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.

Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte