NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

Në zbatim të nenit 22, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (datë 25.10.2016), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën “Pranim në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive” janë paraqitur 3 (tre) kandidatura për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialiste Protokoll – Arkiv, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor ”.

Nga verifikimi dokumentave, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura, njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton:

I- Kandidatet e kualifikuara për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit do të jenë:

1. Zj. Erinda Abdyli

2. Zj. Etmonda Hoxha

3. Zj. Fiorela Nukaj

 

II- Konkurrimi do të zhvillohet me datën 16 nëntor 2016, ora 10.00 në ambjentet e:

Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte