REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E LARTE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

 

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II-të, të Vendimit nr. 143, datë 12.03.2014, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” është paraqitur 1 (një) kandidat për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialist në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”.

Nga verifikimi dokumentave, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin:

  • Specialit në Sektorin e Administrimit Gjyqësor.

Njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton:

I- Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” do të jetë:

1. Znj. Teuta Nuredin.

 

II- Konkurrimi do të zhvillohet me datën 03 prill 2015, ora 10.00 në ambjentet e:

Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte