NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT “NGRITJE NË DETYRË”

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT “NGRITJE NË DETYRË”

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III-të, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (14.10.2015), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e “Ngritjes në Detyrë”, është paraqitur vetëm 1 (një) kandidaturë për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Përgjegjës/e në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve”.

Nga verifikimi paraprak i kandidatit, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura për konkurrim, kandidatja Zj. Emirjam Ahmetaga, është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e ngritjes në detyrë.

Njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton:

Konkurrimi për vendin e lirë të punës, Përgjegjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve, me procedurën e ngritjes në detyrë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, me datën 04 Nëntor 2015, ora 10.00 në ambjentet e Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga “Ibrahim Rrugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte