NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT“LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”Specialist/e për Marrëdhëniet me Jashtë, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

KANCELARI

Tiranë me 14.09.2016

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT

“LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e lëvizjes paralele, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve pranë Gjykatës së Lartë, njofton se për pozicionin:

“Specialist/e për Marrëdhëniet me Jashtë, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve”.

Nuk është paraqitur asnjë kërkesë e ndonjë nëpunësi civilë, për të konkurruar me procedurën e “Lëvizjes paralele”.

Duke qenë se pozicioni i lartëpërmendur vazhdon të jetë vakant, sipas njoftimit që kemi bërë për shpalljen e këtij pozicioni, do të vazhdojmë konkurrimin me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil”.

Duke filluar nga data 19.09.2016, do të njoftohen në tendën e afishimit të njoftimeve për publikun, në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimit civil, si dhe datën vendin dhe orën e saktë të konkurrimit, ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.

KANCELARI

RUDIN BAQLI

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte