REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E LARTE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Tiranë me 14.03.2015

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT

“LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VI-të, të Vendimit nr. 143, datë 12.03.2014, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e lëvizjes paralele është paraqitur vetëm 1 (një) kandidaturë për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialist në Sektorin e Informatikës”.

Nga verifikimi paraprak me procedurën e lëvizjes paralele, njësia përgjegjëse (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) pranë Gjykatës së Lartë, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur, konstatoi se kandidati i vetëm nuk i plotëson kushtet kërkesat e veçanta, kushtet për lëvizjen paralele për vendin e lirë Specialist, në Sektorin e Informatikës në zbatim të bazës ligjore të lartëpërmendur dhe si rrjedhojë, kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.

Konkursi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil”.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Please insert content...
Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte