NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE DHE ZHVILLIMIN E PROCEDURËS PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL PËR POZICIONIN “SPECIALIST/E PROTOKOLL - ARKIV”

NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE DHE ZHVILLIMIN E PROCEDURËS PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL PËR POZICIONIN “SPECIALIST/E PROTOKOLL - ARKIV”.

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III-të, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (20.10.2016), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e lëvizjes paralele, asnjë kandidat nuk ka paraqitur dokumentat për konkurrim, për vëndin e lirë të punës “Specialist/e Protokoll – Arkiv, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”.

Njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton se për vendin vakant “Specialist/e Protokoll – Arkiv, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”, do të vazhdohet me procedurën e “Pranim në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive”.

Kandidatët që do të paraqesin dokumentat me procedurën e pranimit në shërbimin civil deri me datën 25.10.2016 dhe do të marrin informacion në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 26.10.20156.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte