NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E KONKURRIMIT TË KANDIDATËVE PA ASNJË TË PËRZGJEDHUR ME PROCEDURËN E LËVIZJES PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS “SPECIALIST NË SEKTORIN E REGJISTRIMIT”

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E LARTE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

 

NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E KONKURRIMIT TË KANDIDATËVE PA ASNJË TË PËRZGJEDHUR ME PROCEDURËN E LËVIZJES PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS “SPECIALIST NË SEKTORIN E REGJISTRIMIT”

Gjykata e Lartë, njofton se në përfundim të zhvillimit të procedurës “Lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive”, për vendin e lirë të punës “Specialist në Sektorin e Regjistrimit”, Komiteti i Brendshëm, në bazë të pikës 4/b, të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 21, të Kreut VII-të “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshilit të Ministrave “ Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, vendosi përfundimin e vlerësimit të kandidatëve pa asnjë të përzgjedhur fitues.

Sipas shpalljes të Gjykatës së Lartë, të bërë me datën 13.05.2015, konkurrimi do të vazhdojë me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil”.

KANCELARI

RUDIN BAQLI

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte