REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 23.05.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Me ftesë të Ministrit Gjerman të Drejtësisë Z. Heiko Maas, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të IRZ (Fondacioni Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar), organizuar në 15-17 maj 2017 në Berlin.

Fondacioni Gjerman IRZ ka ofruar në vazhdimësi ndihmë dhe asistencë teknike nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të posaçme në shërbim të drejtësisë dhe gjyqësorit Shqiptar, si në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Shkollën e Magjistraturës, etj.. Fondacioni IRZ është gjithashtu partner kryesor në implementimin e misionit EURALIUS.

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Ministrinë Gjermane të Drejtësisë, merrnin pjesë ministra të Drejtësisë, kryetarë të Gjykatave të Larta dhe Gjykatave Kushtetuese të disa vendeve të Evropës, etj.

Z. Zaganjori, pas ceremoniesë, është pritur në një takim të veçantë edhe nga Z. Christian Lange, Sekretari Parlamentar i Shtetit, i cili është gjithashtu anëtar i Bordit Drejtues të IRZ. Z. Lange u interesua mbi ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë, eficencën e sistemit gjyqësor, nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe çështje të tjera.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte