REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 29.12.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi sot më datë 29.12.2020 mbledhjen e tij të radhës dhe njëkohësisht të fundit për vitin 2020.

Këshilli I Emërimeve në Drejtësi miratoi procesverbalet e përmbledhur të mbledhjeve të KED-së të datës 22.12.2020 dhe të datës 23.12.2020.

Në këtë mbledhje, sikurse ishte parashikuar edhe në rendin e ditës, u paraqit Raporti Vjetor i Veprimtarisë së këtij Këshilli për vitin 2020.

Ky raport do të bëhet publik në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte