REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 29.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ditën e mërkurë, datë 28.07.2021, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

  1. Mbi ecurinë e procedurave të kandidimit për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese nga organi i emërtesës Gjykata e Lartë, për vendet vakante që krijohen pas mbarimit të mandatit ose largimit respektivisht të znj. Vitore TUSHA, të z. Fatmir HOXHA dhe z. Gani DIZDARI . Diskutime mbi çështje që i takojnë kësaj etape të kandidimit, të evidentuara nga relatorët përkatës.
  2. Te tjera.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Luan Hasneziri, në përfundim konstatoi se shprehja e vullnetit për tërheqje nga kandidimi është e qartë, dhe në këto kushte KED vendosi përfundimin e procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së kësaj kandidature për në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu relatorët e caktuar me shortin e datës 12.07.2021, kanë bërë një përmbledhje të ecurisë së deritanishme të procesit. Në vijim të kësaj, KED diskutoi mbi masat që duhen marrë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shtetërore, për realizimin brenda afateve ligjore të detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji, për plotësimin me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte