REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 28.04.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e anëtarëve të tij, anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ditën e martë datë 27.04.2021, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, për të ushtruar kompetencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 26.04.2021.

1. Mbi nevojën e pajisjes së anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, dhe një pjesë e stafit mbështetës të KED me certifikatën e sigurisë.

2. Raportim/ informim i grupit të punës në lidhje ecurinë e Draft-rregullores “Mbi detyrat e këshilltarëve e personelit administrativ të Gjykatës së lartë në mbështetje të veprimtarisë së K.E.D.”. Diskutime në lidhje më projektin e deritashëm të përgatitur nga grupi i punës.

3. Informacion mbi buxhetin e KED 2021.

4. Te tjera.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe sipas rendit të ditës vendosi të nisë procedurat e nevojshme për të bërë të mundur pajisjen e anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, dhe një pjese të stafit mbështetës të tij me certifikatën e sigurisë. Gjithashtu anëtarët e KED paraqitën një raportim informues mbi disa ndyshime në Draft-Rregulloren “Mbi detyrat e këshilltarëve e personelit administrativ të Gjykatës së lartë në mbështetje të veprimtarisë së K.E.D.” Në lidhje me buxhetin mbështetës të KED për vitin 2021 anëtarët u informuan mbi gjendjen e buxhetit të Gjykatës së Lartë, zëri shpenzime e paga për KED, si edhe mbi veprimet ligjore që duhet ndërmarrë KED 2021 për të siguruar buxhetin e nevojshëm për këtë institucion për vitin aktual.​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte