REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 27.05.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e anëtarëve të tij, anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ditën e mërkurë datë 26.05.2021, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED diskutoi mbi çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 17.05.2021.

1. Diskutim në lidhje me Draft-rregulloren “Mbi detyrat e këshilltarëve e personelit administrativ të Gjykatës së Lartë në mbështetje të veprimtarisë së K.E.D.” të përgatitur nga grupi i punës. Arritja drejt një varianti përfundimtar dhe miratimi i saj.

2. Të tjera.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi në parim Draft-Rregulloren e prezantuar, duke vendosur gjithashtu të reflektojë në përmbajtje nen për nen ndryshimet e propozuara, dhe përcaktuar mbledhjen e ardhshme për miratimin përfundimtar të kësaj rregullore.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte