REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 11.12.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.

2.Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

-Klajdi Mone.

-Përparim Kalo.

3.Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

4.Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

5.Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.

6.Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.

7.Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:

-Altin Binaj

8.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.

9.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:

1.Lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
Z. Përparim Kalo, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
Z. Klajdi Mone, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në lidhje me pikën 4 të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidati për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, Z. Altin Binaj është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tij në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të Z. Binaj, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e kandidatit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë mbledhjen e sotme, për ditën e hënë, datë 14.12.2020, në të cilën do të shqyrtohet pika e fundit e rendit të ditës: diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte