REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 08.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e anëtarëve të tij, anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ditën e mërkurë datë 7 korrik 2021, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbledhjen e radhës, Këshilli miratoi të plotë ndryshimet në Rregulloren mbi detyrat e punonjësve të Gjykatës së Lartë që mbështesin veprimtarinë e KED-së.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte