REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 05.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e anëtarëve të tij, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ditën e hënë datë 5 korrik 2021, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në mbledhjen e radhës, bazuar në rendin e ditës së datës 1 korrik 2021, ishte përcaktuar të vijohej puna për miratimin nen për nen të ndryshimeve të pasqyruara në Rregullore, mbi detyrat e punonjësve të Gjykatës së Lartë që mbështesin veprimtarinë e KED-së.
Për arsye se Këshilli nuk arriti të mblidhte kuorumin e nevojshëm për këtë proces, miratimi i plotë i ndryshimeve në këtë rregullore, do të vijojë në mbledhjen e radhës, të datës 7 korrik 2021 ora 14.00.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte