REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 02.11.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 02.11.2020, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite;

1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 05.10.2020.

2. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 09.10.2020.

Shtimi i pikës 2 në rendin e ditës, u bë në përputhje me pikën 3 të Nenit 16 të Vendimit Nr.1 datë 08.02.2019 “Rregullore e Brendshme” e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi miratuan procesverbalet e përmbledhura sipas rendit të ditës.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte