REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 18.03.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të dy ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 18.03.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi dhe miratimi i Projekt Aktit Normativ mbi vlerësimin e kritereve profesionale dhe morale, si edhe renditjen e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, nisi diskutimet mbi këtë projekt akt për të vijuar ditën e enjte, datë 21.03.2019 ora 14.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte