REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 15.01.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, sot në datën 15.01.2020, me këtë rend dite:

1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.

3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë :

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallurnë datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 05.12.2019, me këtë përbërje:

1. Ardian Dvorani Kryetar

2. Vitore Tusha Zëvendëskryetare

3. Fiona Papajorgji Anëtare

4. Arta Marku Anëtare

5. Miranda Andoni Anëtare

6. Saida Dollani Anëtare

7. Ludovik Dodaj Anëtar

8. Fatjona Memçaj Anëtare

9. Arjan Qafa Anëtar

1. Marsida Xhaferllari Anëtare Zëvendësuese

2. Bilbil Mete Anëtar Zëvendësues

3. Nazmi Troka Anëtar Zëvendësues

4. Nezir Gjoka Anëtar Zëvendësues

Në vijim të mbledhjes, në lidhje me pikat 2 dhe 3 të rendit të ditës, Këshill u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore në numër prej 10 specialistësh me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2019. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2019, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2020. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin e procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për së paku 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2020, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, me së paku 3 punonjës të tjerë administrativë, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

Në lidhje me pikën e katërt të rendit të ditës, Këshilli realizoi procedurat e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante që janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti për caktimin e anëtarëve të Këshillit relatorë për vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë vijon:

1. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Relatore: Saida Dollani

2. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Relatore: Arta Marku

3. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Relatore: Miranda Andoni

Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështjetjen e veprimeve të relatorëve për dy nga vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë:

1. Këshilltar: Besmir Rrapaj

- për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Altin Binaj, Artan Spahiu dhe Gentian Mete, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

2. Këshilltar: Florjan Kalaja

- për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Eugen Papandile, Sonila Bejtja dhe Zhaklina Peto, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

3. Këshilltare Laureta Nezaj

- për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Arta Marku për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës së kandidatit Besnik Muçi, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj

- për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Dedë Kasneci dhe Sergjio Mazreku, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

4. Këshilltar: Saimir Nazifi

- për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Sinan Tafaj dhe Shaqir Hasanaj, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte