REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 08.03.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 08.03.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, vijimi i diskutimit nen për nen i Projekt Aktit Normativ mbi përcaktimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këshilli diskutoi një pjesë të këtij Projekt Aktit për të vijuar sërish ditën e hënë, 11.03.2019 ora 15.00.

 


Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte