REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 08.02.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të tij dhe të tre anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga të gjithë subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të dy ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 08.02.2019, nga ora 12.00 deri në orën 18.30, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së.
Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe miratoi të plotë Rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Mbledhja e radhës e KED do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 15.02.2019 ora 10.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte