REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 07.08.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 07.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

2. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

3. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

4. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.

5. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi :

1. Fillimin e procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si më poshtë:

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e plotë, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019

2. Në mbështetje të vendimit të mbledhjes së Këshillit të datës 06.08.2019, është parashikuar që të diskutohet dhe të vendoset në mbledhjen e radhës të datës 09.08.2019 edhe në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.

- Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

3. Miratimin e ekspertëve për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhëve të huaja, të deklaruara nga kandidatët e lejuar për vendet vakante.

4. Miratimin e kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

5. Në vijim të miratimit të këtyre vendimeve, Këshilli procedoi me relatimin mbi procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvilloi intervistën, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimet e Këshillit  për çështjet e sipërcituara gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Këshilli vendosi që mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimev në Drejtësi, të zhvillohet ditën e Premte, datë 09.08.2019, ora 10.00. Rendi i ditës i kësaj mbledhjeje gjendet në njoftimin publik në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte