REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 01.03.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 01.03.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi nen për nen i Projekt Aktit Normativ mbi përcaktimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.


Këshilli, në fillim të mbledhjes vendosi të publikojë “Shpalljen për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë”. Shpallja publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në hapësirën kushtuar K.E.D.-së.

I angazhuar për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, këshilli diskutoi nen për nen një pjesë të Projekt Aktit Normativ mbi përcaktimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Pjesa e mbetur dhe miratimi i këtij akti do të vijojë ditën e premte, 08.03.2019 ora 10.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte