REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 01.02.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të tij dhe të dy anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga të gjithë subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertit të EURALIUS si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 01.02.2019, nga ora 10.00 deri në orën 14.15, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:

- vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së,

- diskutimi mbi ecurinë dhe vijimin e bashkëpunimit të KED me EURALIUS për vitin 2019.

Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe vendosi në parim mbi disa çështje që lidhen me pozicionin dhe rolin e Avokatit të Popullit dhe të subjekteve që ftohen në mbledhjet dhe veprimtaritë e tij, si dhe miratoi disa dispozita të tjera të Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së.

Gjithashtu, Këshilli vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit të KED me EURALIUS përgjatë vitit 2018 dhe u shpreh për vijimin e këtij bashkëpunimi për mbështetjen dhe asistencën ligjore në procesin e përgatitjes dhe miratimit të projektakteve rregullatorë dhe normative të KED, si edhe për forcimin e kapaciteteve të KED në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.

Vijimi i diskutimit dhe miratimit të dispozitave që kanë mbetur pa u shqyrtuar të Projektrregullores së brendshme të KED do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 08.02.2019 ora 12.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte