Mbi planifikimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e kërkesave apo çështjeve të ngutshme për trajtim, për periudhën gusht 2017

25.07.2017

Në mbështetje të nenit 37/dh të Ligjit Nr. 98/2016, "Për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë", vlerësoj se gjatë kohës së pushimeve vjetore, duhet të caktohet një numër i nevojshëm gjyqtarësh, për shqyrtimin e kërkesave apo çështjeve të cilat sipas ligjit vlerësohen të ngutshme për trajtim.

Sa më sipër, është e nevojshme caktimi i një trupe gjyqësore të gatshme për trajtimin e kërkesave për pezullirnin e ekzekutirnit të vendimeve gjyqësore civile, pasi gjatë periudhës së gushtit, sipas pasojë e pushimeve vjetore, Gjykata e Lartë nuk merr në shqyrtim rekurse të paraqitura nga palët.

Në këto kushte dhe duke marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e mundshme me trupën gjyqësore dhe grafikun e ndarjes së gjyqtarëve, për gjykimin e çështjeve gjyqësore të ngutshme,

URDHEROJ:

1. Datat kur do të shqyrtohen kërkesat, do të jenë: 10.08.2017 dhe 23.08.2017.

2. Në datën 10.08.2017, do të jenë të gatshëm gjyqtarët:

1. Artan Broci (Koordinator)

2. Medi Bici

3. Admir THANZA

Në Dispozicion - Tom Ndreca

Shkëlzen Selimi

Xhezair Zaganjori

Në datën 23.08.2017, do të jenë të gatshëm gjyqtarët:

1. Medi Bici (Koordinator)

2. Tom Ndreca

3. Shkëlzen Selimi

Në Dispozicion - Artan Broci

Xhezair Zaganjori

3. Të merren masat e nevojshme, që në secilën nga datat e mësipërme të jetë i gatshëm të paktën një ndihmës ligjor, për të relatuar kërkesat e sipërcituara.

4. Ngarkohet Kancelari i Gjykatës së Lartë për të përcaktuar detyrat e administratës së ngarkuar për kryerjen e shërbimeve gjatë periudhës së lejes vjetore.

                                                                                                 

KRYETARI

XHEZAIR ZAGANJORI

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte