Mbi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele dhe zhvillimin e procedurës: “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin: “Specialist/e, në Sektorin e Regjistrimit”

Në zbatim të nenit 22, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (20.11.2017), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e lëvizjes paralele, asnjë kandidat nuk ka paraqitur dokumentat për konkurrim, për vendin e lirë të punës “Specialist/e, në Sektorin e Regjistrimit”.

Njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton se për vendin vakant “Specialist/e, në Sektorin e Regjistrimit”, do të vazhdohet me procedurën: “Pranim në shërbimin civil”.

Kandidatët do të paraqesin dokumentat me procedurën e pranimit në shërbimin civil, deri me datën 23.11.2017 dhe do të marrin informacion në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, duke filluar nga data 27.11.2017.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte