MBI SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR KONSTATIMIN E SHKELJES SË AFATIT TË ARSYESHËM, PËRSHPEJTIMIN E PROCEDURAVE DHE KËRKESË PADISË PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT
06.11.2017
Në mbështetje të Urdhrit nr.284, datë 06.11.2017 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, si dhe të gërmes “dh” të nenit 37 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe duke patur parasysh rregullimet e reja ligjore lidhur me shqyrtimin e kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm ose për përshpejtimin e procedurave të gjykimit, sqarojmë se:
-
Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë të vazhdojë të bëhet në bazë të radhës së gjykimit, në përputhje me datën e regjistrimit të saj në sekretarinë gjyqësore.
-
Për kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit si dhe për kërkesë paditë për shpërblimin e dëmit, sekretaria gjyqësore bën regjistrimin e tyre në regjistrat përkatës.
-
Pas regjistrimit, kërkesa ose kërkesë padia do të hidhen në short sipas procedurave të parashikuara me ligj.
-
Trupi gjykues planifikon dhe kryen shqyrtimin e kërkesës ose kërkesë padisë duke respektuar afatet e përcaktuara.