REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 22.01.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Z.Ervin Pupe është takuar të premten, datë 22.01.2021, në Gjykatën e Lartë, më Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim, Ambasadorin e Bashkimit Evropian Z.Luigi Soreca, si edhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT, Michelle Lakomy.

Në emër të të gjithë anëtarëve të K.E.D., Z.Ervin Pupe ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për asistencën e vazhdueshme të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në mjaft sektorë të ndryshmë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

Z. Pupe ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021. Bashkëpunimi i ngushtë dhe harmonik mes tre institucioneve kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të sjellë funskionimin me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur Z.Pupe për delëgacionin, duke garantuar vijimësinë e traditës së krijuar tashmë nga KED për të arritur këtë qëllim, më përkushtim.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Z.Luigi Soreca, shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e KED më asistencë teknike sikurse është ofruar deri tani, duke kërkuar nga ky këshill të vijojë më të njëjtin përkushtim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e saj Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve kyç, për të bërë të mundur emërimin e tre gjyqtarëve të rij të Gjykatës Kushtetuese, duke inkurajuar vijimësinë e suksesit të KED në këtë proces. Tashmë Gjykata e Lartë duhet të arrijë kuorumin e nevojshëm për të plotesuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, por edhe për një funksionalitet te plotë edhe te vetë asaj.

Rëndësia që ka pavarësia, integriteti dhe efiçenca e plotë e institucioneve të drejtësisë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Kryetari i K.E.D., mori edhe një herë konfirmimin për mbështetjen në implementimin e reformës në drejtësi, nga përfaqësuesit më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

Item 1
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte