REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 21.08.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, priti të hënën në një takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Shtetit të Republikës së Turqisë, kryesuar nga Kryetari i Dhomës Administrative të Apelit Z. Levent Artuk.

Gjatë takimit Z. Zaganjori vlerësoi në rradhë të parë bashkëpunimet e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare dhe atyre turke në fushën e ligjit si dhe përmendi suksesin e këtyre bashkëpunimeve veçanërisht në formimin e brezave të rinj të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Z. Zaganjori e njohu Z. Artuk dhe anëtarët e delegacionit turk, me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, problemet aktuale me të cilat po përballet ajo, rolin e saj në unifikimin e praktikës gjyqësore, si dhe respektimin e standardeve gjyqësore në drejtim të sigurimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjithashtu delegacioni u njoh në vija të përgjithshme edhe me proceset reformuese që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, adaptimin dhe përvetësimin e standardeve evropiane lidhur pushtetin gjyqësor dhe mirë administrimin e drejtësisë.

Edhe delegacioni turk bëri një përmbledhje të shkurtër mbi strukturën, organizmin dhe funksionimin e Këshillit të Shtetit. Në takim u diskutua mbi vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ligjit dhe shkëmbimit të vizitave dhe organizimit të takimeve e trajnimeve të përbashkëta.

Item 1
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte