REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 23.10.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori mori pjesë në konferencën e “Rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Bashkimit Evropian”, zhvilluar në Tallin Estoni, në datat 19-21 tetor 2017.

Tema e zgjedhur për konferencën e këtij viti kishte në fokus forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Në fjalën e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Zaganjori shprehu falenderimet për pranimin e Shqipërisë në “Rrjetin e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Bashkimit Evropian”, në statusin e vëzhguesit, duke shprehur gjithashtu edhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit me këtë rrjet, në drejtim të përvetësismit të eksperiencave më të mira nga gjykatat e vendeve evropiane, sidomos referuar dy problemeve kardinale të cilat janë të lidhura pashmnagshmërisht me pushtetin gjyqësor, si pavarësia dhe eficienca.

Z. Zaganjori evidentoi synimin e Reformës në drejtësi në Shqipëri të ndërrmarë në 3-4 vitet e fundit, kuadrin kushtetues e ligjor të miratuar, për të cilin pritet edhe implementimi.

E rëndësishme, u shpreh Z. Zaganjori, është një pavarësi më e madhe nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, duke patur parasysh parimin e ndarjes së pushteteve si dhe kontrollin dhe balancimin të tyre. Pavarësia e gjyqësorit kërkohet të jetë në interes të qytetarit dhe jo thjesht një pavarësi nga ligji.

Ai u ndal në risitë që sjell Refoma në drejtim të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, si procese që janë në hapat e para të implementimit.

Duke i referuar eficiencës së sistemit gjyqësor, Kryetari vuri në dukje kushtet aktuale në të cilat ndodhen Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të cilat kanë mungesa në përberjen e trupës së gjyqtareve, gjë që ka ndikuar në krijimin e vonesave në gjykim dhe rritjen e backlogut. Gjithashtu Z. Zaganjori evidentoi si pjesë të qënësishme të pavarësisë së gjyqësorit edhe autonominë buxhetore të gjykatave.

Konferenca shprehu gjithashtu shqëtësimin mbi situatën e krijuar në Poloni, duke theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes institucioneve të vendit, për arritjen e një reforme me standarde dhe cilësi të shteteve me demokraci të zhvilluar.

Rrjeti bën bashkë kryetarët e Gjykatave të Larta të vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka si synim kryesor promovimin e parimeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe kontributin që duhet të japë në këtë drejtim, vetëm një drejtësi e pavarur dhe eficente në shërbim të interesave të qytetarëve.

Në “Rrjetin e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Bashkimit Evropian” aderojnë 28 shtete anëtare të BE-së. Përmes bashkëpunimit, aktiviteteve dhe kontakteve, aktualisht është bërë e mundur që në këtë rrjet të pranohen në statusin e vëzhguesit edhe dy vende që janë në proces intrgrimi në BE, konkretisht Shqipëria dhe Mali i Zi.​

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte