REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 01.02.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Misionin “EURALIUS V”, me temë: “Strategjia afatmesme e Shkollës së Magjistraturës 2019-2023”. Gjatë aktivitetit u bë prezantimi i strategjisë afatmesme të Shkollës së Magjistraturës që synon përmirësimin dhe zhvillimin e saj nëpërmjet planifikimit, administrimit dhe menaxhimit më të efektshëm të burimeve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Zaganjori, në cilësinë edhe të Kryetarit të Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës moderoi dhe çeli aktivitetin, ku në fjalën e tij ndër të tjera theksoi: “Rëndësia e kësaj strategjie shtohet dukshëm po të kemi parasysh objektivat dhe detyrat e shumta që merr Shkolla e Magjistratures nga legjislacioni i ri. Strategjia është nje plan i mirëfilltë veprimi për arritjen e synimeve apo objektivave maksimale, brenda nje periudhe afatmesme apo afatgjatë, duke patur parasysh gjendjen, nevojat dhe burimet njerëzore e financiare”. (klikoni këtu për të lexuar të plotë fjalën e mbajtur me këtë rast)

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Luigi Soreca, si dhe drejtues të institucioneve kryesore të drejtësisë si: Znj. Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë, Znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Z. Sokol Sadushi, Drejor i Shkollës së Magjistraturës, i cili realizoi një prezantim të detajuar të Strategjisë, që përcakton rrugën që do të ndjekë Shkolla në pesë vjeçarin e ardhshëm.​

Item 1
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte