REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 13.08.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni. Nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Z. Hazbi Lika dhe Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Z. Talat Xhaferi në Shkup, u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë të të gjitha forcave politike, ministrave dhe përfaqësuesve të trupave diplomatike.

Z. Zaganjori, në cilësinë edhe të Profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare mbajti fjalën e tij përshëndetëse më këtë rast. Ai ka vlerësuar me ketë rast, dialogun dhe konsensusin e materializuar edhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në të ashtuquajturën Marrëveshja e Ohrit. Sipas Z. Zaganjori, kjo marrëveshje ka arritur mjaft suksese, por edhe probleme të cilat presin vullnetin e mirë të palëvë nënshkruese për tu trajtuar dhe gjetur zgjidhje. Marrëveshja jo vetëm që ndërpreu një konflikt të armatosur i cili mund të kthehej edhe në një luftë shkatërruese civile me pasoja tragjike për të gjithë, por ajo ia dha mundësinë Maqedonisë për tju shmangur ndarjeve të rrezikshme mbi baza etnike dhe për tu zhvilluar normalisht si një demokraci moderne multikulturore.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryetari i Gjykatës së Lartë theksoi se në frymën e kësaj marrëveshje, janë bërë edhe amendimet kushtetuese, të cilat kanë krijuar bazën e nevojshme juridike të organizimit të Maqedonisë si shtet demokratik, ku duhet të sundpjë shteti I së drejtës dhe që ruan e garanton të drejtat e njeriut si dhe të drejtat kombetare të shqiptarëve si dhe bashkësive të tjera etnike dhe fetare.

Z. Zaganjori në përfundim të fjalës së tij, ndër të tjera vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin e BDI e sidomos angazhimin personal të drejtuesit të saj z. Ali Ahmeti, për implementimin rigoroz të Marrëveshjes së Ohrit.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte