REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 18.10.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni Gjerman “Hanns Seidel”, me rastin e 25-vjetorit të veprimtarisë së këtij fondacioni në Shqipëri.

E pranishme në këtë konferencë ka qenë dhe Znj. Ursula Mӓnnle, Presidente e Fondacionit Gjerman Hanns Seidel, e cila pasi prezantoi aktivitetin e përgjithshëm të Fondacionit dhe projekteve të tij gjatë 25 viteve në Shqipëri, i kushtoi një falenderim të veçantë partnerëve përfitues kryesorë të këtij fondacioni në Shqipëri si: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Shkolla e Magjistraturës, etj.

Në këtë aktivitet përshëndeti dhe Znj.Susanne Schϋtz, Ambasadore e Republikës Federale Gjermane, e cila vuri theksin mbi kontributin e veçantë ndër vite të qeverisë së Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, ku një fokusi veçantë i është kushtuar gjyqësorit shqiptar në drejtim të rritjes së efiçensës dhe cilësisë së veprimtarisë së tij.

Konferencën gjithashtu e përshëndeti dhe Z. Klaus Fiesinger, Drejtor Rajonal i Fondacionit Hanns Seidel për Evropën Juglindore dhe Zj. Nertila Mosko, Drejtore e Zyrës së Fondacionit Hanns Seidel në Shqipëri.

Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës së Lartë, në fjalën e tij ka shprehur falënderimet për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm me këtë fondacion. Ai theksoi se ky Fondacion ka dhënë vazhdimisht asistencën e tij në mbështetje të aktiviteteve të Gjykatës së Lartë me anë të organizimit të vizitave studimore, trajnimeve, botimeve, projekteve të përbashkëta me Shkollën e Magjistraturës në kuadër të trajnimeve vazhduese të gjyqtarëve, etj.

Z. Zaganjori kërkoi vazhdimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, nëpërmjet projekteve konkrete në ndihmë të gjyqësorit.

Në veçanti, Fondacioni Hanns Seidel ka qenë kontribuesi kryesor në mundësimin e botimit të përmbledhjes “Standardet e gjykimit civil, administrativ dhe penal përmes vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë (2000 – 2014)”.

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte