REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 08.10.2018

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve 2015-2018.

Në këtë aktivitet, në të cilin u zhvillua dhe një konferencë shkencore me temë “Sfida të Zbatimit të Standardeve Evropiane në Lirinë e Shprehjes në Kontekstin Shqiptar”, merrnin pjesë edhe personalitete të larta të fushës së drejtësisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë iu drejtua magjistratëve të rinj, duke u kujtuar atyre se dhënia e drejtësisë duke zgjidhur konfliktet e shumta në shtet e shoqëri, me të vërtetë që mund të konsiderohet një privilegj, por në të njëjtën kohë ajo është edhe një përgjegjësi shumë e madhe, që duhet të merret me seriozitet dhe duhet realizuar me përkushtimin maksimal. Sepse drejtësia nuk është thjesht një profesion, është një mision, për më tepër i shenjtë, me ndikim të drejtpërdrejtë për garantimin e një jete normale dhe të sigurt për të gjithë, për garantimin e paqes sociale, për garantimin e zhvillimit të vendit dhe prosperitetin ekonomik. Ndaj kërkohet ndër të tjera të keni paanësi dhe pavarësi të plotë substanciale në marrjen e vendimeve, të cilat nuk janë një dhuratë për gjyqtarin apo prokurorin, por garanci për individin, garanci për të gjitha palët për një vendim të drejtë, që vjen natyrshëm si rezultat i zbatimit korrekt e me profesionalizëm të ligjit material e procedural, pas administrimit të fakteve apo provave relevante në çështjen konkrete.

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve, përshëndetën edhe Znj. Leyla Moses-Ones, Zv/Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt, Znj. Etilda Gjonaj, Ministër i Drejtësisë si dhe personalitete të tjera të drejtësisë.

Fjalën e plotë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, mbajtur me këtë rast, mund ta lexoni këtu :

 

Item 1
 
 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte