Kryetari

Kryetari i Gjykatës së Lartë drejton gjithë veprimtarinë e institucionit, miraton rregulloren e brendshme, lëshon urdhëra dhe udhëzime të karakterit administrativ dhe kërkon llogari nga vartësit për zbatimin e detyrave, drejton Kolegjet e Bashkuara, bën ndarjen e gjyqtarëve në kolegje, emëron dhe shkarkon ndihmësit ligjorë dhe personelin e shërbimeve ndihmëse, bën kërkesat për buxhetin vjetor të Gjykatës së Lartë dhe mbikëqyr zbatimin e tij, miraton strukturën, organikën dhe rregullat e brendshme të Gjykatës së Lartë.

zaganjori Kryetari i Gjykatës së Lartë

Z. Xhezair Zaganjori lindi më 9 Mars, 1957 në Shkodër.
Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997, Z. Zaganjori ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Në vitin 1988 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”.
Në vitet 1998-1999 ka kontribuar si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese, në Heidelberg të Republikës Federale të Gjermanisë.
Që prej vitit 2001, është anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.
Prof.Dr. Xhezair Zaganjori është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Z. Zaganjori, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013 pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013.
Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120
.

Kabineti Kryetarit

Këshilltarët e Kryetarit të Gjykatës së Lartë ndihmojnë Kryetarin, nëpërmjet dhënies së mendimeve me karakter juridik apo administrativ, për probleme që paraqesin interes për drejtësinë e për Gjykatën e Lartë. Kryejnë çdo detyrë tjetër që u ngarkohet nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Ndihmësi ligjor i Kryetarit të Gjykatës së Lartë kryen po ato detyra që kanë edhe ndihmësit ligjorë të gjyqtarëve dhe për të cilat bëhet fjalë në këtë rregollore. Sekretari i Kryetarit të Gjykatës së Lartë vepron në çdo rast sipas porosive të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte