Informacion për Publikun

Gjykata e Lartë si autoriteti më i lartë i pushtetit gjyqësor, në bazë të Kushtetutës, ka juridiksion fillestar dhe rishikues.

Ajo ka juridiksion fillestar  kur gjykon akuza penale kundër:

  1. Presidentit të Republikës,
  2. Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave,
  3. Deputetëve,
  4. Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë
  5. Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastet e tjera ka juridiksion rishikues, duke gjykuar rekurset e paraqitura kundër vendimet të gjykatave të shkallëve më të ulta, nga dy Kolegje Civile dhe një Kolegj Penal të  të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Çështje të veçanta, të cilat kërkojnë unifikim ose ndryshim të praktikës gjyqësore, ose raste të tjera të përcaktuara me ligj, Gjykata e Lartë, i shqyrton në Kolegjet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk rishqyrton faktet që kanë qenë objekt i proçeseve gjyqësore të zhvilluara në shkallë të parë e të dytë, por mbi bazën e tyre ajo gjykon nëse ka pasur shkelje të rënda të ligjit, apo procedurës, është interpretuar keq ligji, apo janë lejuar shkelje të tilla proceduriale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte