REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 26.08.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të ish Kryetarit të saj z. Thimjo Kondi. Z. Kondi ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë gjatë viteve 1999 – 2008.

Z.Thimjo Kondi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare duke dhënë kontributin e tij të shkëlqyer në disa drejtime të së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë për mundësinë që patëm për tu drejtuar nga një jurist i shquar si Thimjo Kondi, njëkohësisht shprehim edhe ngushëllimet e trishtimin për ndarjen e tij nga jeta dhe njerëzit e afërt.

z.Thimjo Kondi

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte