REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 02.10.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Xhezair Zaganjori

Kryetar i Gjykates se Larte

“Magjistratura ne perspektiven europiane”

20 vjet Magjistrature – 02.10.2017

Te nderuar pjesemarres,

Shume te dashur Magjistrate dhe Kandidate per Magjistrate,

Padyshim qe per mua eshte nder dhe kenaqesi e vecante qe me cilesine e Kryetarit te Bordit Drejtues, por njekohesisht edhe si Kryetar i Gjykates se Larte dhe padagog qe ne vitet e para, te pershendes kete aktivitet te rendesishem qe zhvillohet me rastin e 20 vjetorit te krijimit te Shkolles se Magjistratures. Pervjetoret jane shume te mire, sepse te japin mundesine unike per tu mbledhur pedagoge, studente, magjistrate ne detyre si gjyqtare apo prokurore, partnere e miq te shumte nderkombetare qe i kane qendruar aq prane Shkolles se Magjistratures qe ne embrionin e saj, kolege te institucioneve homologe ne rajon e me gjere, miq dhe dashamires.

Ne kete kuptim, pervjetori eshte nje feste, por njekohesisht edhe nje takim pune, qe te jep mundesine per tu konsultuar e per te debatuar sebashku, per te kthyer koken pas, per te pare e vleresuar realisht, objektivisht dhe me sy kritik sukseset, arritjet, problemet, por edhe veshtiresite apo deshtimet. Mbi kete baze krijohet natyrshem mundesia per te percaktuar me mire e me drejte detyrat, angazhimet dhe prioritetet e punes sone te perbashket ne te ardhmen, per nje Shkolle Magjistrature te standarteve me te mira nderkombetare qe diplomon e trajnon magjistrate dhe juriste te afte per tju pergjigjur kerkesave qe imponon koha, e ne menyre te vecante integrimi ne Bashkimin Europian. Aq me teper qe ne fakt 20 vjetori perkon me fillimin e implementimit te nje reforme transformuese te gjere e te thelle ne drejtesi, brenda se ciles sigurisht qe e gjen veten edhe Shkolla e Magjistratures, me nje rol me te plote, me te gjere, me te spikatur e me te rendesishem, gje qe rrit angazhimin e pergjegjesine e saj per te plotesuar sa me mire detyrimet kushtetuese e ligjore qe sjell me vehte kjo reforme. Jam i bindur qe Shkolla Magjistratures do ti realizoje me sukses keto detyra, fale seriozitetit dhe perkushtimit te te gjithe mekanizmave te saj, si dhe mbeshtetjes bujare e teper profesionale te partnereve nderkombetare. Burim i pashtershem ne kete drejtim eshte padyshim edhe produkti i saj, jane vete magjistratet me te mire qe kane perfunduar studimet ketu ne vite, te cilet i kane qendruar dhe do ti qendrojne edhe me prane ne te ardhmen Shkolles ne realizimin ketyre objektivave. Tashme jane te identifikuar nje pjese e madhe e tyre, pra nje pjese e mire prej jush, te cilet, krahas punes se perditshme ne gjykata apo prokurori ne te kater anet e vendit, me mjaft deshire e pasion per profesionin, angazhohen ne vijimesi ne ndihme te Shkolles se Magjistratures jo vetem si perfaqesues te interesave te saj ne raportet me partnere te shumte, por edhe si lektore apo lehtesues, kryesisht permes trajnimit vazhduese por hera heres adhe atij fillestar.

Ne fakt, duhet thene qe ne fillim se pa diskutim qe krijimi i Shkolles se Magjistratures ka qene dhe mbetet nje histori suksesi. Kete e thone pa hezitim te gjithe. E kane theksuar ne menyre te vazhdueshme progres – raportet vjetore te Komisionit te Bashkimit Europian, e thote opinion publik, e tregon puna dhe angazhimi shkencor i Shkolles. Mbi te gjitha, ajo qe eshte edhe me e rendesishmja, e thone vendimet e gjyqtareve dhe prokuroreve magjistrate, qe ne shumicen e rasteve jane te standarteve bashkekohore, duke bere shpesh qartesisht dallimin ne praktiken e perditshme. Sigurisht qe mes tyre ka edhe vendime me probleme e te meta, e hera heres edhe skandaloze, qe mund te jene shkak apo reflektim i virozes qe fatkeqesisht mban te infektuar prej vitesh sistemin e drejtesise.

Te nderuar pjesemarres, respektimi me rigorozitet e kritereve pranuese ne trajnimin fillestar si dhe mbeshtetja dhe monitorimi ne vijimesi i ketij procesi nga partneret nderkombetare, kane bere te mundur gjithnje seleksionimin e kandidateve me te mire. Kete e vertetojne edhe rezultatet e arritura ne perfundim te studimeve tre vjecare. Sot eshte fakt se nga rreth 750 gjyqtare dhe prokurore te vendit, mbi 420 prej tyre jane produkt i kesaj Shkolle. Edhe ne trajnimin vazhdues rezultatet kane qene gjithnje e me te mira nga viti ne vit, pavaresisht punes qe duhet bere ne vazhdimesi per te permiresuar kurrikulat, organizimin dhe seriozitetin e tij. Per keto arritje, gjej rastin per te falenderuar Keshillin Pedagogjik dhe stafin administrativ te Shkolles se Magjistratures, Drejtuesit ne vite te saj si dhe Kryetaret dhe anetaret e Keshillit Drejtues, te cilet me punen dhe perkushtimin e tyre kane kontribuar ne zhvillimin gradual te Shkolles dhe shnderrimin e saj si qendra kryesore e procesit te formimit dhe kualifikimit te magjistrateve. Ato kane punuar pa u lodhur e me shume deshire e kurajo per realizimin e detyrave te ngarkuara. Nuk mund te le pa permendur me kete rast marrjen kohet e fundit te disa vendimeve te guximshme, te shpejta e te veshtira nga Bordi Drejtues, per te garantuar funksionimin normal te Shkolles ne kushtet e implementimit te kerkesave te reja qe imponon refoma ne drejtesi dhe ngerqeve qe krijohen per shkak te zbatimit te kuadrit te ri ligjor. Bordi Drejtues e ka mbeshtetur qartesisht kete proces, duke u nisur nga interpretimi apo evidentimi i qellimit te rregullimeve te reja ligjore dhe jo duke bere interpretimin semplist, mekanik apo literal te tyre. Mjafton te permendim ne kete drejtim: Organizimin e provimeve te pranimit vitin qe kaloi dhe sivjet; Fillimin e trajnimit fillestar; Miratimin e programeve dhe kurrikulave te reja; Zgjidhjen e ceshtjes se praktikave mesimore te kandidateve per magjistrate; e te tjere.

Te nderuar pjesemarres, dihet qe drejtesia kudo eshte monopol i shtetit. Por ne demokracine si forme e qeverisjes, ajo ka apo fiton nje dimension krejte tjeter. Ajo eshte pjese e se ashtuquajtures burokraci, qe sipas sociologut te mirenjohur gjerman Max Weber, perben elementin baze te Shtetit Liberal. Ne kete kuptim, perdorimi i ketij termi nuk ka konotacionin e rendomte negativ te nje kaste zyrtaresh qe punojne ne menyre jo efektive (tirania e zyres), por idealisht, te nje grupi njerezish te kualifikuar e te trajnuar ne vazhdimesi, qe punojne per shtetin ne baze te rregullave te percaktuara qarte e mire. Ato bejne te mundur organizimin racional dhe efektiv te aktivitetit njerezor, dhe i sherbejne njerezve mbeshtetur ne parimet baze te ligjshmerise e barazise. Sipas Weber-it, pikerisht kjo eshte edhe baza e te ashtuquajturit autoritet racional, mbi te cilin mbeshtetet rendi ligjor i demokracise moderne.

Ne kete grup padyshim qe perfshihen edhe zyrtaret qe punojne ne mekanizmat e drejtesise, perjashtuar gjyqtaret, sepse sigurisht qe ato jane pjese e pushtetit gjyqsor qe normalisht, formalisht e substancialisht duhet te jete i ndare nga pushtetet e tjera. Pavaresisht se i dobet apo i zbehte ne syte dhe mendjen e Monteskjese, ky pushtet duhet te jete realisht i forte dhe i qendrueshem, per te bere te mundur te garatoje efektivisht ne jeten e perditshme parimet e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Ndaj pushtetit gjyqsor ka edhe nje pozite te vecante ne kushtetutat demokratike, ne te cilat pavaresia substanciale nderthuret edhe me parimin e ndarjes e balancimit te pushteteve, implementuar ne menyre perfekte ne teori dhe praktike, pra ne kuptimin formal dhe substancial ne ShBA e me pas edhe ne mjaft vende te tjera qe i perkasin se ashtuquajtures Demokraci Perendimore. Ne kete pozite, parimet apo vlerat themelore te ketij pushteti, nder te tjera, jane : Pavaresia dhe paansia; Aftesia apo cilesia per te dhene drejtesi ne kuptimin formal dhe substancial; Krijimi dhe ruajtja e besimit te publikut ne sistemin gjyqsor; Efektiviteti; Garatimi i Akcesit per te gjithe; e te tjere. Por pushteti gjyqsor perbehet nga gjyqtaret. Jane vetem ato qe e thone fjalen e fundit ne zgjidhjen e ceshtjes konkrete, duke dhene vendimin ne emer te shtetit, qofte republike apo monarki. Si i tille, vendimi gjyqsor i formes se prere normalisht ka forcen e ligjit. Per kete aresye, me te drejte thuhet se gjyqtaret jane kollona kryesore e sistemit te drejtesise. Ato perbejne motorrin e drejtesise se nje vendi. Ndaj publiku ka dhe duhet te kete te drejte te kerkoje qe ne kete detyre te angazhohen njerezit me sjelljen dhe pergatitjen me te mire, me standarte te larta dinjiteti dhe integriteti si ne jeten profesionale ashtu edhe ne ate personale. Gjyqtaret si te tille idealisht jane personifikim i paanesise, drejtesise e ndershmerise. Ato jane njerez qe duhet te dine te kuptojne se drejtesia nuk eshte thjeshte nje profesion, por nje mision. Eshte nje mission i shenjte per zgjidhjen e konflikteve ne shoqeri, per te garantuar mirekuptimin, bashkepunimin dhe paqen sociale; per te garantuar pronen publike, interesat e shtetit dhe te qytetarit; per te garantuar zhvillimin e qendrueshem dhe mireqenien per te gjithe. Prandaj gjyqtareve u garantohet edhe pavaresia, qe do te thote jo pavaresi nga e drejta dhe ligji, jo arbitraritet, por ushtrim i detyres duke respektuar ne menyre te barabarte palet, dhe dhenia e vendimit bazuar ne bindjen e brendshme qe krijohet natyrshem si rezultat i nje procesi solemn, te hapur, te drejte e transparent. Pikerisht per keto cilesi, qe ne lashtesi figura e gjyqtarit eshte vleresuar e nganjehere edhe glorifikuar, duke i dhene atij edhe permasa apo status hyjnor. Profesori i shquar amerikan Ronald Dworkin theksonte ne menyre brilante qe “Gjykatat jane kryeqytetet e Perandorise se Ligjit, ndersa gjyqtaret jane princet e kesaj Perandorie”.

Prandaj, ne kete kuptim, duke patur parasysh edhe pritshmerite qe ka shteti dhe shoqeria ndaj tij, nje gjyqtari te mire nder te tjera i kerkohet:

Te jete i sjellshem. Pushteti i dhene nga ligji apo toga e zeze nuk duhet dhe nuk mund te shfrytezohet per sjellje arrogante, qendrime pa shpirt apo edhe mizore. Shpesh njerezit ne dyert e gjykatave i sjellin fatkeqesite, problemet apo veshtiresite e shumta qe krijon pambarim jeta e perditshme. Ish Lord Chief Justice i Britanise se Madhe Vikonti Kolmuir of Greich eshte shprehur se “Nje njeri i sjellshem dhe i durushem qe nuk eshte jurist i mirefillte, do te ishte nje gjyqtar shume me i mire se sa nje jurist i pergatitur profesionalisht, por i rrembyer e me temperament te keq. Prandaj ai theksonte se nje gjyqtar i mire, nese duhet te kete vetem tre cilesi kryesore, ato duhet te jene : Se pari te jete i durueshem; Se dyti te jete i durueshem; dhe Se treti, serish te jete i durueshem;

Ti jape dinjitet profesionit, duke respektuar detyren ndaj publikut, por gjithnje duke mbetur i natyrshem me njerezit, bashkepunetoret dhe koleget;

Te jete i lidhur ne vazhdimesi me librin dhe studimin ne pergjithesi, per te ndjekur ne vijimesi dinamiken e jetes, dinamiken e ndryshimeve ligjore, doktrinale dhe jurisprudenciale ne nivel kombetar e nderkombetar;

Te kuptoje se normalisht nuk ka ceshtje te parendesishme. Ne cdo rast ka nje konflikt qe duhet zgjidhur dhe ky eshte problemi me i rendesishem per palet ne gjykim. I tille duhet te jete edhe per vete gjyqtarin;

Te jete sa me efektiv dhe konciz ne gjykimin e ceshtjes. Sigurisht qe gjeja me e rendesishme eshte te jepet nje vendim i drejte. Por po aq e rendesishme eshte qe ky vendim te jepet ne kohen e duhur e jo atehere kur e humb kuptimin e tij, sic ndodh shpesh rendom ne praktike. Suksesi i padiskutueshem i projektit JUST te USAID-t ne disa gjykata te shkalles se pare ne vendin tone “Per nje drejtesi pa vonesa”, tregon se ne kete drejtim ka ende shume vend per permiresim ne te ardhmen ne te gjitha gjykatat e te gjitha niveleve, perfshire ketu sigurisht edhe Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese.

Padyshim qe keto cilesi nuk jane shteruese. Sigurisht qe ka edhe te tjera. Megjithate mendoj se ja vlen te ndalem disi me shume ne nje cilesi tjeter, teper te rendesishme ne dhenien e drejtesise. Cilesine per te pasur sensin e drejtesise, sensin e aresyes apo te logjikes normale te jetes se perditeshme, qe kerkon nje shoqeri e drejte dhe e barabarte. Eshte e njohur lutja biblike e Perendise per mbretin e ri Salomon qe mbi te gjitha,”… mbi synimin per sukses, pasuri, jetgjatesi apo force per mposhtjen e armiqve, i uron te kete ne radhe e mbi te gjitha nje zemer te ndjeshme e te hapur, qe te krijon mundesine per te dhene drejtesi, per te ndare qartesisht te miren nga e keqja”. Sepse ne praktike rrethanat apo situatat jane nga me te ndryshme, shpesh here te nderlikuara apo qe lene vend per subjektivizem e abuzim me te drejten. Zgjidhja nuk eshte me aprovimin e ligjeve te shumte, perkundrazi shpeshhere prej tyre krijohet edhe konfuzion. Senatori, historiani dhe juristi i shquar romak Publius Cornelius Tacitus theksonte qe ne shkekullin e pare te eres sone ne vepren e tij kryesore “Annals” se “Sa me e korruptuar Republika aq me te shumte jane edhe ligjet”. Ndaj duhet testi i drejtesise si nje proces i brendshem logjik i cili i krijon mundesine gjyqtarit qe mbeshtetur ne provat dhe faktoret relevante, te krijoje bindjen perfundimtareve per zgjidhjen e ceshtjes konkrete. Vite me pare, Kryetari i Gjykates se Larte te Arizones Levi Steward Udall, theksonte me te drejte se eshte pikerisht ky test i fundit me vetvehten “ … ai qe nuk e lejon asnjehere gjyqtarin te gaboje ne vendimmarrjen e tij”.

Vetiu lind pyetja, ku jemi ne ne kete drejtim. Le ta provojme ne menyre empirike apo ideale kete test duke drejtuar disa pyetje qe vine pikerisht nga jurisprudenca e gjykatave tona:

A mund te quhet drejtesi nese gjykata, duke shfrytezuar hapesira ligjore jo relevante, le te lire kriminele te denuar per vrasje te shumta dhe mban ne burg kryefamiljare qe nuk kane qene ne gjendje te paguajne energjine elektrike per perdorim familjar.

A mund te quhet drejtesi kur nuk lejohet ekstradimi i krimineleve te rrezikshem, me pretendimin se shteti kerkues nuk ka te rregullt dokumentacionin, kur ne fakt perfaqesues te ketij shteti na kane trajnuar e mesuar per te kuptuar se ceshte ekstradimi.

A mund te quhet drejtesi kur legalizohen me qindra apo mijera pallate te ndertuara pa leje dhe futet ne burg ndonje fshatar qe ne token e tij ka ndertuar nje stalle per bagetine apo nje hapsire te vogel per mbajtjen e veglave te punes.

A mund te quhet drejtesi kur per te njejten prone te palujteshme, toke apo shtepi, sipas vendimeve te gjykatave rezulton te kete dy e ndoshta edhe me shume pronare.

A mund te quhet drejtesi kur marka tregtare te shoqerive te njohura ne bote prodhohen e tregetohen ne mes te dites ne Shqiperi dhe gjykatat mbyllin syte ose heshtin.

Ndjese per zgjatjen, por sigurisht qe me mire se kushdo tjeter, ju e dini se kjo liste eshte edhe me e madhe. Nder te tjera, duket qarte se interesat e shtetit, interesat e publikut te gjere, prona dhe pasuria e perbashket, te drejtat e njerezve te thjeshte, nuk mbrohen sa e si duhet ne gjykatat tona. Kjo situate padyshim qe duhet te ndryshoje. Dhe ndryshimi duhet bere nga te gjithe ne, ne gjykatat e te gjitha niveleve. Per ti dhene drejtesise ne radhe te pare e mbi te gjitha transparencen dhe konsistencen qe duhet, si elemente esenciale per zbatimin e parimit teper te rendesishem te barazise se te gjitheve para ligjit. Drejtesia nuk duhet dhe nuk mundet ne asnje menyre te gjeneroje ne nje llotari, ne varesi te gjyqtarit qe i bie ceshtja permes shortit elektronik. Kjo konstatohet jo vetem nga vendimet e ndryshme qe jepen shpesh per te njejten fabul, se ciles i ndryshojne vetem palet, por edhe nga tentativat per manipulimin e shortit, duke paraqitur nder te tjera disa kerkesa ne gjykate per te njejten ceshtje, derisa te gjendet gjyqtari i kerkuar. Eshte krejte e tepert te theksohet se ne Shtetin e se Drejtes eshte kerkese elementare qe vendimi ne thelb duhet te jete i njejte per rastet analoge, pavaresisht paleve ne gjykim. Ndaj, padyshim qe duhet pergjegjshmeri dhe kontroll gjyqsor me i rrepte, me i specializuar, me profesional dhe me substancial, ne radhe te pare e mbi te gjitha i cilesise se vendimeve. Sepse praktikisht tek ne kerkush nuk merret me ato. Edhe ne vleresimin profesional te Inspektoriateve, ku shumica absolute e gjyqtareve dalin me vleresimin shume mire, kriter kryesor eshte lenia apo jo ne fuqi e vendimit konkret ne shkallet e gjyqsorit, ne nje kohe qe praktikisht cilesia edhe mund te perkeqesohet ne shkallen me te larte. Nga ana tjeter, “te fuqishmit” apo avokatet “ e shkathet” shpesh ja dalin jo vetem ti pershpejtojne por edhe te kene vendimin e deshiruar ne te gjitha shkallet, pavaresisht se cilesia apo bazueshmeria ne ligj e ne prova eshte haptazi nje gje krejte tjeter. Po keshtu, mungon debati shkencor apo qofte edhe ai profesional mbi vendimet gjyqsore, permes botimeve ose edhe tryezave te perbashketa per te diskutuar mbi gjetjen e standarteve qe duhen mbajtur per kategori te caktuara ceshtjesh. Konsistenca e jurisprudences rregullohet jo vetem ne planin vertikal, me rol kryesor Gjykaten e Larte, qe fatkeqesisht per shume shkaqe nuk ka qene dhe ende nuk eshte ne gjendje ta kryeje si duhet kete detyre, por edhe ne planin horizontal, permes takimeve te punes me gjyqtaret e te njejtit nivel. Takime te tilla ku shkembehen mendime e eksperienca pune jane gjeja me normale kudo ne bote jo vetem ne nivel kombetar, por edhe rajonal. Dy dite me pare isha ne Athine ne nje Konference te organizuar nga Keshilli i Europes pikerisht per kete problem dhe sigurisht qe degjon e ridegjon eksperiencat e shkelqyera qe kane ne kete drejtim sisteme gjyqsore te tilla te konsoliduara si ne France, Gjermani, Itali apo Hollande, gje qe nuk eshte risi, por mahnitesh nga ana tjeter edhe per hapat teper te suksesshem qe jane bere per garantimin e konsistences, pritshmerise dhe parashikueshmerise se vendimeve gjyqsore edhe ne mjaft vende te rajonit, si ne Serbi apo Bosnje. Ritheksoj nga ana tjeter rendesine urgjente qe duhet te kete debati shkencor per te gjitha vendimet gjyqsore edhe te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, permes te cilit sigurisht qe krahas transparences rritet edhe pergjegjshmeria dhe cilesia e vendimeve te tyre. E kush me mire se magjistratet dhe vete Shkolla e Magjistratures do te mund ta realizonte kete detyre. Krahas kesaj, mendoj se tashme eshte koha e duhur per ti dhene perparesi profilizimit te gjyqtareve, duke krijuar vecanerisht ne gjykatat e medha seksione te profilizuara ne disiplina te vecanta juridike. Kjo do te sillte kualifikim me te madh dhe zoterim me te thelle te njohurive juridike te gjyqtareve ne keto disiplina, do te forconte konsistencen e jurisprudences, duke rritur keshtu edhe koherencen dhe efektivitetin e saj.

Te dashur Magjistrate, perseris se kjo konference perkon me implementimin e reformes ne drejtesi, te cilen komuniteti i gjyqtareve dhe prokuroreve, vecanerisht i atyre magjistrate, e ka mbeshtetur, duke qene te hapur dhe duke bashkepunuar pa paragjykim, pa rezerva, kur jane ftuar te japin verejtjet, sugjerimet apo mendimet e tyre, megjithese keto ftesa nuk jane bere rregullisht. Kjo mbeshteteje eshte bere per shkak te bindjes se kjo reforme i sherben forcimit te pavaresise dhe efektivitetit te sistemit te drejtesise, i sherben vendit dhe mbrojtjes se interesave te qytetareve. Ndaj kjo ka qene nje mbeshtetje jo vetem e drejtperdrejte dhe e sinqerte, por edhe profesionale, pavaresisht amullise qe mund te jete shkaktuar ne organizimin dhe funksionimin institucional, kryesisht per shkak te tejzgjatjes dhe mungeses se pervojes ne situata te tilla. Theksoj se shtrirja kohore e ndryshimeve kushtetuese e ligjore dhe ngritja e institucioneve te reformes duhet te kishte qene shume me e shkurter. Megjithate, tashme implementimi duhet te filloje shpejt me vetingun, i cili normalisht mund dhe duhej te kishte filluar me kohe me politiken. Megjithate, ky ka qene vullneti i ligjvenesit dhe i partnereve nderkombetare dhe ne padyshim qe duhet jo vetem ta respektojme por edhe ta mbeshtesim fuqimisht, ashtu si deri tani, me seriozitet, dinjitet e angazhim konkret. Mbi te gjitha duhet te jeni te qete, pavaresisht insinuatave, keqkuptimeve apo provokimeve. Nese ndjeheni te paster e ne paqe me vetvehten, nuk ka aresye te shqetesoheni e alarmoheni. Personat qe jane problem, pergjithesisht dihen e njihen nga te gjithe. Perseris se une jam i sigurt se pjesa dermuese e magjistrateve, gjyqtare e prokurore, kane punuar dhe punojne jo vetem me profesionalizem, por edhe me perkushtim, dashuri per profesionin dhe me integritet. Sociologu dhe juristi i shquar francez Albert Cammy thote se “..kur ke integritet, te tjerat nuk kane rendesi, por edhe kur nuk ke integritet, serish cdo gje tjeter eshte pa vlere”. Sigurisht qe integriteti vecanerisht ne drejtesi ka nje dimension e rendesi te jashtezakonshme, sepse pikerisht ketu mbeshtetet edhe vete nocioni i drejtesise, ai eshte thelbi i vete ketij procesi. Vendimet qe mund te jepen per shkak te favoreve, njohjeve apo aq me keq ndaj pageses nuk kane dhe nuk mund te kene asnje lidhje me drejtesine, sepse skane si te jene te tille. Ne vend te drejtesise dhe ne emer te saj jeper nje vendim i padrejte qe cenon te drejtat e individeve te tjere, te shtetit, te personave fizike apo juridike, te shoqerise ne teresi. Autori i ketyre vendimeve, qartesisht kryen nje veper penale e cila duhet te denohet me te gjithe rreptesine e ligjit. Megjithate, magjistrati, pervec interitetit, i cili presupozohet me betimin qe ben para ushtrimit te detyres, duhet te kete edhe mjaft nga cilesite e pershkuara me siper, te cilat, ne teresine e tyre jane garancia me e mire per ushtrimin e profesionit.

Perseris se une kam bindjen qe shumica prej jush i kane keto cilesi. Prandaj uroj dhe shpresoj se e ardhmja e drejtesise qe kerkohet sot prej nesh, e ardhmja e drejtesise qe kerkojne qytetaret shqiptare dhe partneret nderkombetare, drejtesia qe kerkon procesi i intergimit, do te jeni Ju. Pikerisht ju i keni mundesite dhe aftesite per ti dhene substancen, shpejtesine dhe cilesine e duhur reformes ne drejtesi. Prandaj uroj e shpresoj qe pjesa me e shendoshe, me e mire dhe me aktive prej jush do te zgjidhen dhe do te drejtojne jo vetem mekanizmat e rinj te sistemit te drejtesise, por duhet te jene edhe anetare e pse jo edhe drejtues te gjykatave apo institucioneve me te rendesishme te ketij sistemi, perfshire ketu edhe Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese dhe Prokurorine e Pergjithshme. Mos hezitoni te kandidoni. Eshte edhe pergjegjesi ndaj vendit dhe qytetareve.

Edhe njehere Gezuar festen, Gezuar 20 vjetorin, suksese ne jeten personale dhe familjare, suksese ne punen e bukur te magjistratit. Faleminderit.

Xhezair Zaganjori

Tirane, 02.10.2017

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte