Video mesazh nga Gjykata e Lartë. Realizuar në bashkëpunim me projektin e USAID, Justice for All.
Klikoni këtu
për të parë videon.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT
Tiranë, 10.05.2022
Organizimi i aktivitetit “Kujtesë, Histori, Drejtësi” ishtë mënyra simbolike me të cilën Gjykata e Lartë përkujtoi 10 majin Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Në një takim të zhvilluar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, personalitete të larta të fushës së drejtësisë, gjyqësorit, studjues të së drejtës dhe ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë ndër vite, dhanë sot kontributin e tyre në kujtim të ditës e cila iu kushtua drejtësisë shqiptare, pas miratimit të aktit të parë juridik Kanunit të Zhurisë, 1913.
Gjykata e Lartë prezantoi më këtë rast edhe dy botime të saja që i kushtohen kujtesës historike të sistemit të drejtësisë, si dhe vendimmarrjes së përzgjedhur të viteve të fundit të Gjykatës së Lartë (2016-2021)
Aktiviteti u përshëndet nga Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, Zëvendëdrejtuesi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Z. Olsi Dekovi, studjuesit ë se drejtës Z. Ismet Elezi, Z.Niazi Jaho dhe Znj. Aurela Anastasi si edhe Znj. Lorena Çabej, ndihmësmagjistrate në Gjykatën e Lartë.
Fjalën e plotë të Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, mund ta lexoni të plotë këtu:
Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al