REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 30.06.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, ishte të mërkurën në Gjykatën e Lartë për të zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Z. Ervin Pupe.

Z. Pupe ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për asistencën e vazhdueshme të dhënë nga Bashkimi Evropian, në mjaft sektorë të ndryshmë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

Z. Pupe e ka njohur Z. Soreca me veprimtarinë e deritanishme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke vendosur thelbin në qëllimin kryesor të këtij këshilli, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021. Bashkëpunimi i ngushtë, harmonik dhe puna paralele mes tre institucioneve kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të sjellë funskionimin me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur Z. Pupe duke garantuar vijimësinë e traditës së krijuar tashmë nga KED për të arritur këtë qëllim, më përkushtim.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Z. Luigi Soreca, shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e KED më asistencë teknike sikurse është ofruar deri tani, duke kërkuar nga ky këshill të vijojë më të njëjtin përkushtim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ambasadori Soreca theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve kyç, për të bërë të mundur emërimin e tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke inkurajuar vijimësinë e suksesit të KED në këtë proces.

Pavarësia, integriteti dhe efiçenca e plotë e institucioneve të drejtësisë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Kryetari i K.E.D., mori edhe një herë konfirmimin për mbështetjen në implementimin e reformës në drejtësi, nga përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Evropian në Tiranë.

 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte